Athinë, 06 korrik 2015 – Në referendumin e së dielës në Greqi, duket se rezultati i qartë. Grekët kanë votuar kundër reformave të kreditorëve. Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, ka reaguar menjëherë, sapo ka mësuar që grekët kanë votuar kundër reformave. “Demokracia mposhti frikën”, ka deklaruar Cipras.
Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe me një pjesëmarrje prej rreth 65% të popullatës, përtej kufirit që ishte përcaktuar prej 40% dhe, me interes të jashtëzakonshëm po pritet reflektimi që do të ketë ky rezultat.
Kryeministri Aleksis Cipras ka deklaruar se, pavarësisht rezultatit, do të fillojë menjëherë negociatat e reja me kreditorët. Sipas burimeve qeveritare, ai tashmë ka në dorë dy armë të fuqishme; vullnetin e lirë të një populli që kërkon të jetojë në Evropë i barabartë mes të barabartëve, si dhe raportin e fundit të FMN-së që kërkon nga BE-ja reduktim të borxhit grek, pasi ai është i paqëndrueshëm.
Çdo gjë tashmë varet nga qëndrimi i liderëve të BE-së, të cilët, pas rezultatit të referendumit, duket se kanë ndryshuar qëndrim. Sot pritet të takohen Merkel dhe Holland, për të biseduar rreth çështjes greke. Ndërkohë, presidenti francez dhe kryeministri italian kanë deklaruar mbrëmë se, pavarësisht rezultatit, Greqia mbetet në eurozonë, raporton – To Vima.
Grekët i thanë JO reformave të kreditorëve!
POSTIMI PARAPRAKKryeziu: Të papunësuar por marrin paga – Kemi fakte!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.