FSK-ja, për herë të parë u shfaq si ushtri shqiptare!


garda shqiptare kosovePrishtinë, 15 korrik 2014 – Njësiti ceremonial i FSK-së, sot është paraqitur për herë të parë me uniformë tradicionale shqiptare, me rastin e vizitës së zëvendëskomandantit suprem të NATO-s për Evropë, gjeneralit Sir Adrian Bradshau. Ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, i uroi mirëseardhje zëvendëskomandantin Bradshau, me bashkëpunëtorë, gjatë takimit të përbashkët që zhvilluan në këtë rast. Çeku e informoi gjeneralin e NATO-s mbi të arriturat e FSK-së, duke u shprehur se kjo forcë është tregimi më i suksesshëm i Kosovës së pavarur. Gjithashtu, Çeku e ka falënderuar gjeneralin Bradshau, për mbështetjen që NATO i ka dhënë FSK-së, si dhe i ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Ndërkaq, gjenerali Bradshau ka thënë se NATO-ja e çmon aspiratën e Kosovës për anëtarësim në Aleancën veri-atlantike si dhe e çmon gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në misione paqësore.