Fshati Brezne vazhdon të mbetet në terr!

Fshati Brezne vazhdon të mbetet në terr!

Dragash, 13 janar 2021 – Fshati Brezne, në komunën e Dragashit, ka hyrë në ditën e katërt pa energji elektrike për shkak se moti i keq që po mbretëron këto ditë ka dëmtuar mbi dhjetë shtylla elektrike, duke rrezikuar kështu edhe jetën e banorëve por edhe shtëpitë, mbi të cilat kanë rënë telat.
Ekipi ynë e ka vizituar të hënën këtë fshat, nga ku ka sjellë pamje të drejtpërdrejta por që askush nga banorët nuk ka dashur të flasë para kamerave, sikurse që nuk kanë dashur të flasin as punëtorët e paktë që ndodheshin në terren. Sido që të jetë, bazuar në gjendjen në terren, nuk mund të parashikohet se kurë mund të sanohen dëmet dhe këtij fshati t’i rikthehet furnizimi me energji elektrike. Por, ajo që dihet është se mungesa e energjisë do të lerë pasoja në ekonomitë familjare, sidomos ata që i kanë rezervuar ushqimet me ngrirje të thellë, të cilat mund të jenë shkrirë tashmë.


 
Radio Sharri