Beograd, 19 nëntor 2013 – Një politikane e re ka hapur debat në Serbi, pasi iu publikuan disa foto provokuese në gazetën beogradase “Blic”. Praktikantja për këshilltare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Vanja Haxhoviq, synonte karrierë në diplomaci, por publikimi i fotove i ka shkaktuar probleme në punën e saj. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivan Mërkiq, i ka thënë gazetës “Blic” se do të kërkojë hetime rreth qarkullimit në internet të fotove provokuese të këshilltares së tij. “Nuk di asgjë rreth kësaj çështjeje, por do të urdhëroj hetime më të detajuara”, ka thënë Mërkiq. Ndërkaq, Vanja Haxhoviq, ka shkruar në profilin e saj, në Google plus, se punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Por, gazeta “Blic” ka raportuar se për eksperiencën e saj në fushën e diplomacisë, nuk është gjetur asnjë e dhënë. Kjo gazetë ka cituar një diplomat të këtë thënë se, nga biografia dhe përvoja e Vanjes, do të rezultojë se ajo nuk mund të fitojë në konkursin e hapur për këtë vend pune. “Nuk ka dyshim që Haxhoviq e ka humbur konkursin, për shkak të fotove të saja provokuese”, ka thënë ky diplomat.
Pak ditë më parë, kjo gazetë publikoi disa foto provokuese të 27-vjeçares, e cila ka studiuar për menaxhim në media. Ndërkaq, vet protagonistja e këtyre fotografive nuk ka dashur të komentojë rreth këtij veprimi. Ndërkohë, Ministria serbe e Punëve të Jashtme, ka sqaruar se Vanja nuk e gëzon statusin e diplomates, pasi ndodhet ende në trajnim. Më herët, Vanja Haxhoviq ka qenë zëvendëskryetare e Forumit rinor të Partisë Socialiste, e cila drejtohet nga, Ivica Daçiq.
Fotot provokuese në publik, ia humbin shanset për punësim!
POSTIMI PARAPRAKNë Zhur krijohet siguri më e madhe për këmbësorët!
POSTIMI I RADHËSAutobusi “Lasta” n’midis Prizrenit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.