Eskalon protesta në Ukrainë – Përgjaken rrugët e Kievit

ukraine kievi kalletKiev, 22 janar 2014 – Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar, në përleshjen mes policisë dhe protestuesve, në rrugët dhe sheshet e Kievit. Forcat e sigurisë ndërhynë për t’i hequr barrikadat e ngritura nga protestuesit, që në nëntor të vitit të kaluar, kur mijëra persona dolën në shesh për të kundërshtuar refuzimin e qeverisë për të nënshkruar marrëveshjen e tregtisë me Bashkimin Evropian, në favor të Rusisë.
Presidenti, Viktor Janukoviq, pranoi të zhvillojë një takim me tre aktorët kryesorë opozitarë në vend, në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës që është përshkallëzuar këto ditë në vend. Lajmi është konfirmuar nga ish-ministri i Ekonomisë, Arseni Jatseniuk. Kryeministri, Mykola Azarav, paralajmëroi një ditë më parë se policia do të përdorë forcën për t’i shpërndarë protestuesit. Deklarata e tij u bë, pak orë pas miratimit në parlament të një ligji anti-protestash, i kundërshtuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, si antidemokratik. Nga ana tjetër, Rusia akuzoi perëndimin se, nëpërmjet diplomatëve në Ukrainë, po mbështet hapur protestat, duke rrezikuar kështu futjen e vendit në kaos.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply