Prishtinë, 19 shkurt 2020 – Mundësi ynë, Egzon Shala, është kualifikuar për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Lajmi është kumtuar në faqen zyrtare të Federatës Botërore të Mundjes, ku është bashkëngjitur edhe ftesa zyrtare, në të cilën sqarohet se dy nga gjashtë mundësit e parë janë kapur me doping, prandaj, sipas radhës, i takon Shalës që të marrë pjesë në Tokio, pasi është ranguar në vendin e pestë në Botëror.
Në Lojërat Olimpike në Tokio pritet të jenë me normë edhe pesë xhudistë: Distria Krasniqi (deri 48 kg), Majlinda Kelmendi (deri 52 kg), Nora Gjakova (deri 57 kg), Loriana Kuka (deri 78 kg) dhe Akil Gjakova (deri 73 kg).