Dragashi organizoi garën e pehlivanëve – Ja kush janë fituesit!

Dragashi organizoi garën e pehlivanëve – Ja kush janë fituesit!

Dragash, 18 qershor 2017 – Ndonëse kësaj here moti nuk ishte i përshtatshëm, kjo nuk e pengoi zhvillimin e garave tradicionale të pehlivanëve në Dragash, të cilat organizohen për nderë të Ditës së Çlirimit të kësaj komune jugore të Kosovës.
Në këto gara morën pjesë mundësit më të shquar nga vendi dhe shtetet fqinje, duke iu dhuruar shikuesve opojanë dhe jo vetëm, një spektakël emocionues. Në fund u shpërblyen fituesit, ku nga kategoria “Dora e parë” fitoi i pamposhturi, Egzon Shala (Kosovë) ndërsa vendin e dytë e fitoi, Vladimir Boban (Maqedoni). Në kategorinë “Dora e dytë”, vendin e parë e zuri, Baki Ramazani (Maqedoni), ndërkaq në kategorinë “Dora e tretë”, vendin e parë e zuri, Veli Susuri (Kosovë).
Garat u zhvilluan në një atmosferë sportive dhe u përcollën nga shumë qytetarë, por të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Komunës së Dragashit.

Leave a Reply