Dragash, 06 shkurt 2015 – Gjatë muajit janar të këtij viti, në polici janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ku në një rast ka qenë gruaja ajo që ka ushtruar dhunë mbi bashkëshortin e saj. Këto të dhëna dolën të enjten nga takimi i Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje (MKKDHF), të cilin e përbëjnë institucionet relevante në komunën e Dragashit.
Statistikat që dha Policia, u konfirmuan edhe nga Qendra për Punë Sociale (QPS) në Dragash, si dhe nga dega e Gjykatës Themelore të Prizrenit në Dragash, nga i cili institucion u raportua se vetëm një rast nga katër sosh është proceduar në gjykatë, por që më vonë lënda është tërhequr. Prania e rasteve të dhunës në familje e ka mobilizuar këtë mekanizëm në Dragash, të cilit po i prin Zyrtarja për Barazi Gjinore në këtë komunë, Lindita Piraj. Kjo e fundit kërkoi më shumë bashkëpunim mes institucioneve që e përbëjnë mekanizmit, në mënyrë që kjo dukuri, siç tha, në mos të zhduket, të paktën të zvogëlohet. “Këtë do ta arrijmë përmes një projekti të përbashkët, ku fillimisht do ta njoftojmë publikun rreth ekzistimit të mekanizmit tonë, për të vazhduar me sensibilizimin e qytetarëve që rastet e dhunës t’i raportojnë tek organet relevante dhe mos të presin që ajo dukuri të vijë duke u rritur. Mos harroni se dhuna fillon me një konflikt verbal në familje, vazhdon me përleshje fizike dhe, mund të përfundojë edhe me tragjedi. Prandaj, duhet të marrim masa në parandalimin e saj”, tha Piraj.
Drejtori i QPS-së, Ibrahim Gashi, njoftoi se kanë angazhuar një psikologe në këtë qendër, e cila do të merret me rastet kur raportohet dhuna në familje. Ai shtoi se është arritur edhe një memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, për trajtimin e personave me të meta psikike. “Me këtë bashkëpunim, ne do t’i trajtojmë personat në fjalë, përmes vaksinimit të rregullt, duke e shmangur kështu agresivitetin e mundshëm të tyre”, tha Gashi, duke potencuar se në një rast kanë hasur në kundërshtim nga familjarët, por që ia kanë dalë ta kryejnë misionin e tyre.
MKKDHF-në në Dragash e përbëjnë institucionet relevante që merren me këtë fushë dhe shoqëria civile, mbështetur nga Komuna dhe organizatat ndërkombëtare. Si rezultat i parë i këtij mekanizmi është potencuar fakti që të gjithë faktorët relevantë do të veprojnë si një trup i përbashkët.
Edhe në Opojë ndodhë që gruaja ta rrah burrin!
POSTIMI PARAPRAKAutorruga e shndërruar në lum!
POSTIMI I RADHËSBilbordet në Shkup që po i revoltojnë serbët!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.