Prishtinë, 03 gusht 2015 – Kosova mund të jetë vendi më i goditur nga kriza ekonomike, me normën më të lartë të papunësisë në Evropë, por Kosova ka një treg që vitet e fundit po shënon rritje. Bëhet fjalë për transplantin e flokëve që po njeh rritje të kërkesës nga shumë meshkuj, të cilët nuk po i kursejnë investimet e tyre në flokë, për tu dukur më të rinj.
Sipas statistikave të Shoqërisë Ndërkombëtare të Kirurgjisë së Transplantit të Flokëve (ISHRS), numri i ndërhyrjeve në flokë në tërë Evropën është rritur për 39%, gjatë periudhës 2013-2014. E njëjta lëvizje vërehet edhe tek shqiptarët, ku mosha mesatare e atyre që po i nënshtrohen mbjelljes së flokëve është rreth të 30-tave, por që nuk përjashtohen as ata që janë edhe më të moshuar.
Këtë ia konfirmuan Radio Sharrit, përgjegjësit e klinikës “Advanced Hair Clinics”, e cila gjendet në zemër të Prishtinës, në sheshin Nëna Terezë. “Flokët e dendur e bëjnë një mashkull që të duket më i ri. Shumica e pacienteve tanë duan të kenë flokë të dendur, për tu dukur më tërheqës. Disa prej tyre vijnë tek ne edhe nga vende të ndryshme të Evropës, sepse ne i kemi çmimet më të lira se vendet ku ata jetojnë”, pohojnë përgjegjësit e kësaj klinike, duke potencuar se në këtë klinikë përdoret metoda më e sofistikuar që nuk shkakton fare dhimbje dhe nuk le shenja në lëkurë.
Edhe në Kosovë, meshkujt po i mbjellin flokët!
POSTIMI PARAPRAKRritet në 10 numri i viktimave në Shipkovicë!
POSTIMI I RADHËSDokument: Qeveria e Berishës ndihmoi serbët e Bosnjës!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.