Dragash, 26 nëntor 2013 – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), sot e ka nënshkruar në Prizren marrëveshjen me Qendrën e Unionit Demokratik (CDU), e udhëhequr nga, Hamza Bale, me synim bashkëqeverisjen e Komunës së Dragashit.
I pranishëm në këtë akt, përveç kryetarit aktual të Dragashit, Salim Jenuzit, i cili në balotash garon edhe për një mandat në këtë post, ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Ky i fundit, marrëveshjen e sotme me CDU-në e ka cilësuar si akt përfundimtar në grupimin e të gjitha subjekteve politike shqiptare dhe atyre gorano-boshnjake në një bllok, i cili do ta përkrah Salim Jenuzin, duke e lënë kështu LDK-në edhe më të dobët se ç’ishte në raundin e parë. “LDK-ja do të pësoj humbje të thellë, më 1 dhjetor. Tashmë të gjitha partitë politike në komunën e Dragashit e mbështesin për kryetar kandidatin e PDK-së, Salim Jenuzin. Kjo nënkupton se fitorja e PDK-së në Dragash është e sigurt dhe do të jetë shumë madhështore”, ka komentuar Hoxhaj, pas marrëveshjes së sotme mes PDK-së dhe CDU-së. Lajmin e ka konfirmuar për Radio SHARRI-n, vetë Salim Jenuzi, duke thënë se qëllim i tij mbetet qeverisja gjithëpërfshirëse e Komunës së Dragashit. “Ne nuk refuzojmë asnjë subjekt politik që të na bashkohet.
Të gjitha janë subjekte nga komuna jonë dhe të gjitha kanë të drejtë të bëhen pjesë e qeverisjes gjithëpërfshirëse”, tha Jenuzi.
Edhe CDU-ja do ta mbështesë, Salim Jenuzin!
POSTIMI PARAPRAKAutorruga “Ibrahim Rugova” përurohet përpara afatit!
POSTIMI I RADHËSNocioni “malok” në tri kohë
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
goranet kurr nuk bahen te mir per ne andaj mos ju zeni shum bes atyre