Dragash, 23 korrik 2020 – Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunën e Dragashit kanë rezultuar pozitiv me C-19 edhe katër persona, ndërkohë burimet tona kanë mësuar se kjo shifër është ngatërruar. Saktësisht, janë dy raste të reja pozitive (Kosavë dhe Glloboçicë), ndërkaq dy persona nga fshati Bresanë kanë ndërruar jetë, njëri të martën dhe tjetri të mërkurën.