Dragash, 24 gusht 2015 – Në fshatin Plavë të Dragashit, mbrëmë rreth orës 22:00, ka ndodhur një vetëaksident me motoçikletë. Mësohet se drejtuesi i motoçikletës, teksa ishte në lëvizje me motoçikletën e tij, e ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. “Për pasojë, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe një tjetër person që ishte me të”, ka njoftuar Policia e Kosovës, duke potencuar se të lënduarit janë shpënë në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ku drejtuesi i motoçikletës vazhdon të kurohet, ndërsa bashkudhëtari i tij është shpënë në QKUK, pasi ai kishte marrë lëndime më serioze. “Që të dy janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Dy persona nga Plava vetëaksidentohen me motocikletë!
POSTIMI PARAPRAKE duan Serbinë apo thjeshtë është provokim? (Foto)
POSTIMI I RADHËSBashkia e Tiranës nuk e kursen as ambasadën e Zvicrës!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.