Dragash, 04 nëntor 2016 – Drejtori aktual i Drejtorisë komunale për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Dragash, Tafil Krasniqi, është ngarkuar edhe me një drejtori shtesë. Ai do ta ushtrojë postin e drejtorit të Arsimit, derisa për këtë pozitë të zgjidhet drejtori i ri.
Kjo u bë e ditur nga kreu i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i cili tha se ky emërim është bërë për shkak të rrethanave të krijuara në këtë drejtori, e që tashmë dihen. Ndërkaq, vetë drejtori Krasniqi e konfirmoi emërimin e tij në këtë post, duke potencuar se detyrën që i është besuar do ta kryej me nder dhe përgjegjshmëri, derisa të emërohet drejtori i ri.
Kujtojmë se ish-drejtori, Hajri Ramadani, është detyruar nga drejtësia që ta lirojë këtë post, pasi janë konstatuar parregullsi, të cilat, sipas gjykatës, ia ndalojnë ushtrimin e detyrave publike për një kohë të caktuar.
Drejtoria e Arsimit në Dragash, me ushtrues detyre!
POSTIMI PARAPRAKMatrapazë të të gjitha vendeve – Bashkohuni!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.