Dragashi mëton më shumë investim tek fëmijëria e hershme

Dragashi mëton më shumë investim tek fëmijëria e hershme

Dragash, 25 shtator 2021 – Fëmijët në Komunën e Dragashit vazhdojnë të përfitojnë nga Qendra për Edukimin e Hershme të Fëmijës, falë një Memorandumi të zgjeruar që Komuna e Dragashit ka nënshkruar me këtë Qendër, e cila përkrahet nga UNICEF-i.
Gjatë vizitës që përfaqësuesit e kësaj qëndreje i bënë krerëve të Komunës, veçmas atyre të Arsimit, u tha se ky projekt ka rezultuar i suksesshëm dhe se aktivitetet po ecin mirë. “Rëndësia e kësaj Qendre, si institucion i parë parashkollor në komunën tonë, nuk do koment. Kjo, sepse përqendrimi u bë kryekëput për të siguruar shërbime gjithëpërfshirëse për të gjitha komunitetet dhe fëmijët me vonesa zhvillimore”, tha kreu i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani.
Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Dragash, Vloran Cenaj, tha se vitet e para të jetës janë kyçe në përcaktimin e shprehive tek njeriu, duke krijuar modelin për gjithë jetën. “Zhvillimi i fëmijërisë së hershme, mësimdhënia me në qendër fëmijën dhe praktikat e mësuesve duhen përmirësuar, për të garantuar cilësi më të mirë dhe mësimdhënie gjithëpërfshirëse në sistemin parashkollor. Prandaj ne përkushtohemi që të investojmë pikërisht në këtë fazë, në mënyrë që në të ardhmen të kemi më pak probleme tek nxënësit”, tha Cenaj për redaksinë tonë.
E themeluar në vitin 2020, me mbështetjen e UNICEF-it, përmes Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim, kjo Qendër regjistroi mbi 30 fëmijë, nga mosha 3 deri në 5 vjeç.


 

KËRKO FJALËT