Dragash: Vështirësohet qarkullimi edhe në rrugët rajonale!

pllajnik dimri rrugaDragash, 06 mars 2015 – Bora e fundit, apo siç e transmetojnë të vjetrit, koha kur po shkundet plaka e marsit, në Dragash ka vështirësuar qarkullimin rrugor, madje edhe në rrugët kryesore që lidhin këtë komunë me botën.
Vetëm dje dhe sot ka patur më shumë probleme në trafik se sa gjatë gjithë dimrit. Kjo është dëshmuar me rastet, kur të enjten ka dalë nga rruga një autobus, afër fshatit Brezne, ndërsa sot ka rrëshqitur nga rruga një tjetër autobus, tek Tyrbja e Plavës, si dhe një tjetër autobus është aksidentuar me një automjet udhëtarësh.
Për fat të mirë, askush nuk është lënduar në këto raste, por asnjëri nga këto raste nuk ka kaluar pa dëme materiale. Dëshmitarët në këto ngjarje kanë raportuar se rruga Dragash – Zhur është e rrëshqitshme dhe me shumë vështirësi zhvillohet qarkullimi i automjeteve, veçmas i atyre me tonazh të lartë dhe autobusëve. Ne ju sjellim fotot, të cilat po qarkullojnë edhe në rrjetin social Facebook, të bëra në vendet e ngjarjes me telefon, nga vet dëshmitarët e rasteve.

 

Leave a Reply