Dragash, 10 maj 2018 – Për shkak se pandërprerë po i vijnë politikanë shqiptarë në Gorë, ku ai po i pret dhe, përmes së cilave veprime po i propagandon interesat e Prishtinës në këtë trevë, është nisur iniciativa për shkarkimin e Adem Hoxhës nga pozita e kryetarit të organeve të përkohshme të komunës paralele të Gorës, e cila funksionon sipas administratës së Serbisë. Këtë iniciativë e ka ndërmarrë Zyra për Kosovën, pranë qeverisë së Serbisë.
Mediat serbe raportojnë se shkarkimi i Hoxhës, i cili në këtë pozitë ndodhet që nga viti 2013, mund të ndodhë që në mbledhjen e radhës të qeverisë serbe. Në një prononcim që citohet t’i ket raportuar kësaj zyre serbe nga Gora, thuhet se Hoxha ka pritur në Gorë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, si dhe shefin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinajn. Ndërkohë, Hoxha konsiderohet me faj, pasi këto ditë që po kremtohet Dita e goranëve, në Gorë nuk është ftuar asnjë përfaqësues i pushtetit nga Serbia. “Një qytetar nga Gora ka raportuar se Hoxha po i çon në vizitë krerët e pushtetit të Prishtinës nëpër institucionet e Serbisë në Gorë, si në Arsim ashtu edhe në Shëndetësi, ndërkohë që në një rast Veseli ka larguar flamurin e Serbisë duke e vendosur atë të Kosovës”, citohet nga Novosti një raportues nga Gora.
Dikush e spiunoi Adem Hoxhën në Beograd – Pritet shkarkimi i tij!
POSTIMI I RADHËSApostolova vjen sot në Dragash për Ditët e goranëve!