Dragash, 23 mars 2019 – Autobusi i linjës, Dragash – Beograd, mbrëmë është kapluar nga zjarri, në afërsi të fshatit Zhur. Megjithatë, bëhet e ditur se autobusi nuk kishte udhëtarë dhe kjo fatkeqësi ka kaluar vetëm me dëme materiale. Këtë e ka konfirmuar sot edhe policia, duke shtuar se në autobus ndodhej vetëm drejtuesi i tij dhe se nuk kishte udhëtarë.
“Në afërsi të fshatit Zhur, rreth orës 22:00, është djegur një autobus i një kompanie private, derisa ishte duke lëvizur në rrugë. Në momentin e zjarrit, përveç vozitësit nuk kishte persona të tjerë në autobus dhe nuk ka të lënduar. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe, derisa është normalizuar gjendja, rruga Prizren – Dragash ka qenë e bllokuar. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.
Dëshmitarët okularë kanë thënë se autobusi i përkiste kompanisë “Adio Tours”, i cili mban linjën e rregullt Dragash – Beograd.
Digjet tërësisht autobusi i Beogradit (Video)
POSTIMI PARAPRAKTë rinjtë e Dragashit në aksion – Pastrojnë ambientin!
POSTIMI I RADHËSVarroset i riu nga fshati Bresanë që vdiq dje aksidentalisht