Prishtinë, 21 janar 2016 – Sot, kur u bënë dhjetë vjet që nga vdekja e kryetarit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dikush ka shfaqur dyshime se si vdiq ai. Madje po kërkohet që të bëhet sërish një obduksion i thuktë, për ta hetuar shkaktarin e vdekjes. Ai që po dyshon në këtë është, Haki Abazi, drejtor i Fondacionit “Rockefeller Brothers”, i cili është shprehur se arsye për këtë, është fakti se, pas vdekjes së ish-kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova, politika në vend ka pësuar ndryshime radikale. “Vdekja e një njeriu me rëndësi kaq të madhe historike, duke i prirë proceseve drejt pavarësimit të vendit, lë hapësirë për dyshime. Vdekja e tij bëhet e dyshimtë, pasi ndodhi pas trazirave të vitit 2004 dhe para shpalljes së pavarësisë”, ka thënë Abazi.
Mirëpo, këtë dyshim të Abazit e kundërshton njëri nga personat më të afërt të Rugovës, Adnan Merovci, duke e quajtur këtë si teori konspirative. “Unë nuk iu besoj këtyre gjërave sepse Rugova e ka bërë punën e vet dhe e ka kryer misionin. Tash na mbetet ne që të punojmë”, ka thënë Merovci.
Ish-kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, vdiq në ditën e sotme, dhjetë vjet më parë, më 21 janar të vitit 2006, pasi u përball me kancerin në mushkëri, raporton – Indeksonline.
Dhjetë vjet pas vdekjes së Rugovës, shfaqen dyshime!
POSTIMI PARAPRAKParlamenti Evropian miraton MSA-në për Kosovën
POSTIMI I RADHËSAksident trafiku në Plavë – Lëndohen dy persona (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.