Dragash, 24 janar 2022 – Drejtoria për Arsim në Dragash, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi, sot kanë kryer 62 testime (teste rapide), në shkollën “Ilmi Bahtjari” në fshatin Blaç, si dhe në paralelën e ndarë në fshatin Zaplluxhe. Sipas rezultateve që janë bërë publike nga këto institucione, pozitivë kanë rezultuar 5 nxënës. “Gjendja shëndetësore e përgjithshme e nxënësve, është e mirë. Edhe ata që kanë rezultuar pozitivë, kanë simtoma të lehta ose nuk kanë fare simptoma. Në ditët në vazhdim, ne do ta përcjellim në vazhdimësi gjendjen shëndetësore të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe do t’i marrim të gjitha masat adekuate, me qëllim të pengimit të shtrirjes së virusit nëpër shkolla dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Dragashit, duke apeluar për respktim të masave.
Covid-19: Vazhdon testimi i nxënësve në Dragash – Sot dalin 5 raste pozitive!
POSTIMI I RADHËSRikthehen reshjet e borës – Vështirësohet qarkullimi rrugor!