Dragash, 22 gusht 2020 – Gjatë ditëve të kaluara, janë lansuar lajme nëpër portale, kryesisht lokale, kinse ish-kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, mund të jetë infektuar me virusin Covid-19.
Ky informacion është lansuar, pasi Jenuzi kishte pasur probleme shëndetësore dhe është transferuar me autoambulancë në spitalin e Prizrenit, ku ende ndodhet pwr kurim.
Burimet tona kanë marrë vesh se ai i është nënshtruar edhe testit, i cili ka rezultuar negativ. “Është në gjendje të mirë tashmë dhe nuk ka ndonjë shqetësim për shëndetin në vazhdim, sidomos tani që edhe rezultati për Covid-19 ka rezultuar negativ. Portalet tona nuk kanë bërë mirë që na kanë shqetësuar me vlerësimet e tyre, po nejse. Kanë përfituar ca klikime por e kanë humbur besimin tonë që në të ardhmen asgjë mos t’iu besojmë”, tha për redaksinë tonë burimi i afërt nga familja e Jenuzit.
C-19: Ish-kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, nuk është me virus!
POSTIMI PARAPRAKNihilizmi evropian ndaj shqiptarëve!
POSTIMI I RADHËSFestuan datëlindjen me armë – Policia intervenon në Nashec!