Horgen, 02 maj 2016 – Djaloshi me prejardhje nga Opoja e Dragashit, Ylli Rashiti, ditë më parë ka shënuar fitoren e pestë në karrierën e tij, në kategorinë “kruzer” që u zhvillua në Horgen të Zvicrës, duke e mposhtur serbin, Slobodan Qulum, pas 6 raundeve.
Para përballjes me Qulumin, Rashiti renditej i 472-ti në listën “boxrec.com” në kategorinë kruzer. Ai me këtë fitore do të futet në mesin e 400 më të mirëve, pasi kundërshtari i tij serb renditej më lartë, në pozitën e 347-të.
Ylli Rashiti është 23-vjeçar, ka lindur më 10 qershor 1992, në St. Gallen të Zvicrës. Familja e tij kishte emigruar para 30 vitesh, nga fshati Shajne e Dragashit. Rashiti filloi si 11-vjeçar me kikboks, në klubin “Gym Rheintal”, i nxitur nga vëllai i tij, Blerimi, i cili e kishte filluar këtë sport shumë më herët. Blerimi tani është 32-vjeçar dhe ka qenë tre herë kampion i botës në kikboks. Ai tashmë është trajner kryesor dhe pronar i ekipit “Gym Rheintal”. Poashtu, Blerimi është edhe gjyqtar i versionit botëror të kikboksit, WKU. Nga ana tjetër, Ylli Rashiti, gjatë karrierës së tij në kikboks, zhvilloi 30 meçe, duke shënuar 25 fitore (18 KO) dhe pesë humbje. Në kikboks ka fituar titullin Internacional të Zvicrës. Ndërsa në boksin profesionist, deri më tani ka zhvilluar 6 meçe, duke shënuar 5 fitore (3 KO) dhe një barazim. Me Yllin është duke punuar trajneri i njohur nga Bad Ragazi, Leonard Caputo, në klubin e të cilit është edhe boksieri i njohur në Zvicër, Enes Zeqiroviç, raporton – Kosova Boxing.
BOKS: Djaloshi nga Opoja e mposht një serb!
POSTIMI PARAPRAKKosova bëhet anëtarja e 55-të e UEFA-së!
POSTIMI I RADHËSOVL: Turp për ju që nuk e votuat shtatoren e Adem Jasharit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.