Atlantik City, 19 nëntor 2015 – Zvicra ka arritur ta zër vendin e dytë në kampionatin botëror të Bodybuildingut, kategoria e juniorëve, falë djaloshit me prejardhje nga Opoja, i cili nuk ka të ndalur në rrugën e tij drejt arritjes së majave të kësaj disipline sportive.
Pajtim Ramadani kishte filluar bodybuildingun gjashtë vjet më parë, me shpresë se do të arrij sukses, por ai nuk e kishte ëndërruar se do të arrijë sukses kaq të lart në këtë lëmi, duke zënë vendin e dytë në botë, në kategorinë e juniorëve, garë kjo që u zhvillua më 14 dhe 15 nëntor, në Atlantic City të SHBA-së. Këtij triumfi i ka paraprirë gara e para disa ditësh, kur ai u shpall kampion në Zvicër, në kategorinë e juniorëve. Paraqitja e tij në skene, me muskujt më të pashëm, e që në kraharor ka stampur edhe shkabën tonë, nuk kishte se si të mos iu binte në sy gjyqtarëve. Përkundër një konkurrence të madhe, djaloshi 21-vjeçar me prejardhje nga komuna e Dragashit, të shtunën fitoi kampionatin botëror, në shtetin amerikan Nju Xhersi.
Disa ditë më parë, ai kishte thënë se do të mbetej i kënaqur, sikur të radhitej në mesin e pesë më të mirëve. “Realisht, ashtu isha shprehur në klubin tim, se do të kënaqesha me vendin e pestë. Por, titulli i ligës zvicerane dhe vendi i dytë në Kupën e Botës, për mua do të thotë shumë, sepse konfirmon që këtë sport unë e bëj mirë, saktë dhe me pasion e dashuri”, thotë Pajtimi për Radio Sharrin.
Bodybuilding: Djaloshi nga Opoja zë vendin e dytë në botë!
POSTIMI PARAPRAKMarsh kundër dhunës në familje, në baza gjinore!
POSTIMI I RADHËSProkuroria kërkon paraburgim për 17 protestues!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.