Shkup, 09 prill 2014 – Agjencia për ushqim dhe veterinari (AHV) në Maqedoni, i ka tërhequr nga tregu të gjitha ëmbëlsirat “Shtrudle” të prodhuara në Serbi. Vendimi për tërheqjen e tyre u bë, pasi në këtë produkt janë zbuluar përmbajtje të ohratoksinës së tepruar, e cila mund të helmojë.
Me urdhër të kësaj agjencie janë tërhequr të gjitha sasitë e importuara nga kompania prodhuese serbe “Zhitoprerada DM” nga Novi Beçej. Ditë më parë, edhe Sllovenia e ka tërhequr nga tregu këtë produkt, i cili para dy ditësh është kontestuar edhe në Serbi. Por, ende nuk dihet nëse është ndërmarrë ndonjë vendim nga autoritetet tona, në Kosovë dhe Shqipëri.
Biskotat “Shtrudle” nga Serbia, mund të helmojnë!
POSTIMI PARAPRAKFjala ime e rastit!
POSTIMI I RADHËSOSBE organizoi takim me kryetarët e Komunave të Prizrenit
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.