Pekin, 30 dhjetor 2013 – Një çift kinez është shokuar, kur kanë kuptuar rastësisht afërsinë e tyre gjenetike. Çifti, Cao Wei dhe Xiao Qian, iu nënshtruan analizës së ADN-së, pasi dëshironin të nisnin një fëmijë, por paraprakisht të siguroheshin se fëmija që do të ngjizej nuk do të rrezikohej nga ndonjë sëmundje gjenetike. Por, analiza që morën ata, nxori në pah se 99.9%, burri dhe gruaja, në fakt ishin vëlla e motër.
Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se babi i nuses kishte pasur një lidhje tjetër, pak para martesës, me nënën e dhëndrit. Nga kjo lidhje kishte ardhur në jetë një fëmijë dhe, nuk dihet nëse burri e kishte ditur këtë fakt, se kishte pasur një fëmijë me këtë grua, duke qenë se kjo e fundit kishte vdekur para 20 vitesh. Ndërkohë miq dhe të njohur të çiftit, shumë herët kishin vërejtur faktin e ngjashmërisë së madhe fizike mes dy të rinjve, por askujt nuk i kishte shkuar mendja se këta ishin motër e vëlla.
Bashkëshortët që zbuluan rastësisht, se janë motër e vëlla!
POSTIMI PARAPRAKAutoritetet izraelite liruan 26 të burgosur palestinezë
POSTIMI I RADHËSNë Rusi, 14 persona u vranë në një sulm terrorist!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.