Arrestohet për falsifikim të dokumentit të veteranit!

Arrestohet për falsifikim të dokumentit të veteranit!

Prishtinë, 04 prill 2017 – Policia në Prishtinë arrestoi dje pasdite një person, nën dyshimin e falsifikimit të dokumentit, me të cilin ai konfirmohej si veteran i UÇK-së. I arrestuari, sipas policisë, dokumentin që dyshohet se është falsifikuar, ka tentuar ta vërtetojë me vulë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Aktualisht, pensione të veteranëve marrin 28 mijë e 31 ish-pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar, vazhdimisht ka shprehur shqetësim për numër shumë të madh të veteranëve e invalidëve të luftës dhe shpenzimet për këto kategori, raporton – Kallxo.com

Leave a Reply