Arrestohen aktivistët e PSD-së – Protestuan kundër Trendafilovës!

Arrestohen aktivistët e PSD-së – Protestuan kundër Trendafilovës!

Prishtinë, 07 shtator 2021 – Gjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, aktivistë të PSD-së zhvilluan sot një protestë, siç thanë, për t’a penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale në misionin e saj për të tjetërsuar luftën çlirimtare të UÇK-së. “Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi. Si e tillë, nuk mund ta lejojmë asesi që të rilegjimitohet në qetësi, teksa tjetërson historinë tonë”, thuhet në njoftimin e PSD-së, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi, të cilët u arrestuan gjatë protestës që zhvilluan sot.


 

KËRKO FJALËT