Sarajevë, 14 maj 2015 – Në episodin e parë të serisë së re “Ritmi i Ballkanit”, televizioni Al Jazeera sjell tregimin për muzikën tradicionale të Kosovës, që nga folklori e deri tek modernja. Tregimin e nis nga Gryka e Rugovës, duke arritur deri tek muzika Jazz dhe zhanret tjera alternative dhe të pazakonshme.
Seriali flet për specifikën e Sofrës Pejane dhe traditën e Korit të Burrave, të cilët interpretojnë muzikë të vjetër qytetare por nuk e le pa e prekur edhe mendimin e të rinjve, se çfarë mendojnë për këto vlera kombëtare.
Mes tjerash, Al Jazeera, në episodin e parë të kësaj serie, shtjellohet edhe mënyra se si Rona Nishliu dhe Dren Abazi e kanë afruar muzikën e Kosovës me gjeneratat e reja.
Al Jazeera transmeton muzikën tradicionale të Kosovës!
POSTIMI PARAPRAKPublikohen emrat e shtetasve kosovarë, të vrarë në Kumanovë!
POSTIMI I RADHËSIsa Boletini rivarroset në Vlorë – Jo në Boletin!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.