Dragash, 06 shtator 2018 – Policia ka njoftuar sot për një aksident trafiku që ka ndodhur të mërkurën, në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një këmbësor ka marrë lëndime por jeta e tij nuk është në rrezik.
“Mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 07:20, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti me tabela vendore që drejtohej nga një mashkull i kombësisë gorane dhe një këmbësori, gjithashtu mashkull i komunitetit të njëjtë. Për pasojë, këmbësori ka pësuar lëndime trupore, ku pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Aksident trafiku në Restelicë – Lëndohet këmbësori
POSTIMI PARAPRAKDragash: Një mesoburrë vdesë në restorant!
POSTIMI I RADHËSParaburgim sepse rrahu vëllain!