Adem Hoxha rizgjidhet kryetar i JGP-së


jgp kuvendi vidikovacDragash, 04 nëntor 2014 – Në një lokal hotelier, në periferi të Dragashit, të dielën u mbajt Kuvendi zgjedhor i Partisë së Bashkuar Gorane (JGP), e cila u themelua kohë më parë nga Adem Hoxha.
Në vendin e quajtur “Vidikovac”, gjatë votimit për drejtuesit e kësaj partie, Adem Hoxha mori besimin apsolut nga delegatët e pranishëm, duke e konfirmuar mandatin e kryetarit të saj. Ndërkaq, nënkryetar u zgjodh, Selman Osmani, nga fshati Krushevë. Partia e Bashkuar Gorane (Jedinstvena Goranska Partija) ka zgjedhur në këtë kuvend edhe Këshillin drejtues prej 23 anëtarëve. Ndryshe, në Kuvend morën pjesë rreth 200 persona, në mesin e të cilëve u panë edhe njerëz që kanë pozita të larta në administratë, bazuar në automjetet që u panë aty me targa zyrtare.
Pas zgjedhjeve lokale, Hoxha u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Komunës së Dragashit, pasi fitoi më së shumti vota në Gorë, si bartës i listës së CDU-së. Por, siç i deklaroi Hoxha pak ditë më parë Radio SHARRI-t, kjo parti ishte boshnjake prandaj themeloi këtë parti gorane, duke e fituar kështu edhe mandatin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vendin e rezervuar për komunitetin goran.


 

KËRKO FJALËT