Hoti gjatë ditës qëndroi në Dragash – Në mbrëmje njoftoi se është me Covid-19!

Hoti gjatë ditës qëndroi në Dragash – Në mbrëmje njoftoi se është me Covid-19!

Dragash, 02 korrik 2020 – Gjatë ditës së sotme, kryeministri Avdullah Hoti qëndroi në Dragash, ku vizitoi disa subjekte afariste, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani. Ai në Dragash takoi blegtorë, afaristë, si dhe inspektoi punimet që po bëhen në rrugën Zhur – Dragash.
Ndërkaq, para pak minutash Hoti bëri me dije se ka pranuar testin për Covid-19, i cili ka rezultuar të jetë pozitiv. “Sapo e pranova testin, i cili ka rezultuar pozitiv. Prandaj, në dy javët në vazhdim do të jem i vetëizoluar dhe aktivitetin do ta ushtroj nga shtëpia”, ka thënë mes tjerash Hoti.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3508635622531100