Dragash, 01 korrik 2020 – Tashmë është kuptuar se rasti i vetëm aktiv me Covid-19 në trevën e Opojës së Dragashit është gazetari, Demir Reshiti. Redaksia jonë ka kontaktuar sot me ish-kryeredaktorin tonë, ku ka mësuar se më e keqja ka kaluar dhe Reshiti po vjen duke u përmirësuar për nga shëndeti. “Mund t’ju them se kemi dy të mira aktualisht. E para që unë jam rast i vetëm aktiv në gjithë trevën e Opojës dhe e dyta, shëndeti im po stabilizohet dhe me hapa të shpejtë po vij duke e marrë veten”, tha Reshiti për redaksinë tonë.
Më herët, Reshiti kishte njoftuar vetë për rastin, duke bërë një status në Facebook, ku edhe ka sqaruar se vështirësitë shëndetësore i janë shfaqur që nga data 18 qershor 2020, me humbje të oreksit, probleme në frymëmarrjen dhe plogështi. Ai ishte trajtuar në shtëpi, deri më 28 qershor, kur edhe shtrihet për kurim në repartin e mushkërive në Spitalin rajonal të Prizrenit. Më 29 qershor ia kanë bërë analizat për Covid-19 dhe në mbrëmje rezulton se është pozitiv.
https://www.facebook.com/demireshiti/posts/10163637488250433