Dragash, 30 qershor 2020 – Pas më shumë se tre muaj, me propozim të prokurorit, Besim Susuri, sot në Dragash ka rifilluar shqyrtimi kryesor në rastin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetar i Partisë Unike Gorane (JGP), Adem Hoxha, i akuzuar për sulm dhe kanosje.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Susuri, i akuzuari Hoxha u deklarua i pafajshëm, duke shtuar se mbetet në tërësi pranë deklaratave të dhëna në seancat e kaluara. Madje, ai tha se, përveç tjerash, Fatir Berzati, i cili tashmë është palë e dëmtuar, ia ka fshehur atij disa dokumente që janë të rënsësisë së veçantë për shtetin. “Ende nuk mi ka kthyer dokumentet e partisë, si dhe dokumentet tjera të rëndësisë së veçantë për shtetin, siç janë ato të AKI-së, kur isha anëtar i Komisionit Parlamentar për AKI-në. Zoti e di se kujt ka mundur t’ia jep ato dokumente”, tha Hoxha, duke shtuar se për këtë e ka njoftuar edhe policinë.
I pyetur nga avokati i Adem Hoxhës, Hajrip Krasniqi, nëse i posedon dokumentet në fjalë dhe, nëse po, a ia ka kthyer ato kryetarit të partisë, i dëmtuari Fatir Berzati deklaroi se nuk i kujtohet që ndonjëherë ka poseduar dokumente të tilla. “Unë nuk kam poseduar ndonjëherë dokumente të tilla të AKI-së, siç pandeh i akuzuari dhe nga kjo pyetje unë dhe familja ime sinqerisht e ndjejmë veten të rrezikuar për jetën”, deklaroi Fatir Berzati.
Shqyrtimi i së martës u ndërpre dhe i njëjti u caktua të vazhdojë më 28 korrik 2020. Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 20 shkurt 2018 nga Prokuroria Themelore në Prizren, Adem Hoxha akuzohet se më 26 nëntor 2017, në selinë e Partisë Unike Gorane (JPG) në Dragash, me dashje ka përdorë forcën ndaj vëllerve Fatir dhe Berzat Berzati. Por, në shqyrtimin e sotëm, të gjithë dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e kanë mohuar këtë gjë.
Deputeti Adem Hoxha akuzon Fatir Berzatin se po ia fsheh dokumentet e AKI-së!
POSTIMI PARAPRAKGjykata Kushtetuese e shpall të pavlefshëm ligjin për pagat!
POSTIMI I RADHËSRast i ri me Covid-19 në Dragash – Kësaj radhe në Opojë!