Lugina e Preshevës pret katër deputetë në parlamentin serb!

Lugina e Preshevës pret katër deputetë në parlamentin serb!

Preshevë, 22 qershor 2020 – Për herë të parë në histori, shqiptarët presin të përfaqësohen me 4 deputetë në parlamentin serb. Kjo, falë vizitës paraprake që bëri në Luginën e Preshevës, Gent Cakaj, i ngarkuari i Edi Ramës për ta ushtruar postin e ministrit të Punëve të Jashtme, i cili arriti t’i bashkojë shqiptarët në masë të madhe, duke iu sugjeruar që të bashkuar të garojnë në zgjedhjet serbe.
Deri më tani, shqiptarët përfaqësoheshin vetëm më një deputet, ndërkohë, sipas të dhënave paraprake, shqiptarët presin të përfaqësohen me katër deputetë, pasi këto të dhëna paraprake të rezultateve tregojnë se ata kanë fituar 0.9 për qind të votave.
Në një postim të Gent Cakajt, është lavdëruar veprimi i shqiptarëve në këtë trevë shqiptare brenda kufijve të Serbisë. Gjithashtu, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përshëndetur fitoren e shqiptarëve, duke thënë se ky bashkim i faktorit politik shqiptar është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë.

https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2648904978712460

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3929833347086995