Në Shqipëri rritet në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi

Në Shqipëri rritet në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi

Tiranë, 10 mars 2020 – Ka shkuar në dhjetë numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë. “Janë testuar 114 rate të dyshuara, 10 prej të cilave kanë rezultuar pozitive. Përpos dy të konfirmuarve më herët që erdhën nga Italia, 6 janë prekur nga kontakti me të sëmurët, ndërsa dy raste të reja nuk kanë lidhje me ta. Njëri nga të infektuarit ndodhen në spitalin e Durrësit dhe ne po i marrim masat duke bërë karantinimin e detyrueshëm”, ka bërë me dije zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, duke shtuar se, e mira është që të shmangen lëvizjet e panevojshme, si dhe tubimet nëpër kafenetë e mbipopulluara.

KËRKO FJALËT