Dragash, 15 shkurt 2020 – Drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport në Dragash ka njoftuar se, për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurtit, do të ketë organizime të ndryshme kulturo-artistike e sportive.
Të premten është zhvilluar finalja e futbollit me nxënës të shkollave të mesme të ulëta, e më pas edhe finalja në volejboll për femra, në sallën e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha”.
Po të premten, në Qendrën Sportive “Aroma” në Buzes, u zhvillua finalja në futboll të vogël, mes nxënësve të shkollave fillore, ku finalistët ishin shkolla “Fetah Sylejmani” nga Dragashi dhe “Sezai Surroi” nga Bellobradi. Gjithashtu, finalja në futboll të vogël u zhvillua edhe mes arsimtarëve.
Ndërkaq, të hënën, me fillim nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit, do të mbahet Akademi Solemne, kushtuar kësaj feste, për të vazhduar më pas me vendosjen e kurorave tek shtatorja e Adem Jasharit, në varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe.
Më pas, duke filluar nga ora 12:00, SHKA “Bresana” do të defilojë rrugës qendrore të qytezës, duke filluar nga stacioni i autobusëve e deri në qendër, para ndërtesës së Komunës, ku do të ketë vallëzim tradicional, për të vazhduar më pas aktivitetet kulturore, në sheshin “Adem Jashari”.
Dragashi me shumë aktivitete shënon 12-vjetorin e pavarësisë
POSTIMI I RADHËSMarko Gjuriq nënshkruan dy marrëveshje me Kosovën