Nëse sistemi arsimor do të organizohej ndryshe…

Nëse sistemi arsimor do të organizohej ndryshe…

Nga: Meleqe AVDULLAHI


• Nëse sistemi arsimor është i organizuar, ashtu që ne nxënësit të anojmë kah dashuria për dije, apo thjesht të jemi dijedashës e jo notëdashës, s’do të bëhej në këtë formë diskutimi rreth vlerësimit të njohurive tona.
Avancimi ynë, si i tillë, fillon nga prindi. Përkushtimi i tyre në edukatën, vullnetin, dëshirën, aftësinë e djalit apo vajzës së tij, e jo si kërkesë primare të jetë një notë e arsyetuar mbi një krenari “të rrejshme” në shoqëri.
Vijimësia e përkushtimit të prindit, do duhej të varej nga një punë me vlera nga mësuesi. Ku mësuesi ka vënë tek nxënësit si qëllim dijen e jo notën. Nëse do të ishim më largpamës, do t’i ulej rëndësia vlerësimit nga të zhvlerësuarit. Përderisa nxënësi është pasqyrim i punës së mësuesit, dhe ne vlerësohemi thjeshtë me një numër, i bie se është vetëzhvlerësim nga ana tij.
Edukata, me bazë prindin e përkushtuar, arsimi me bazë mësuesin me vlera, do ta sillte efektshmërinë e binomit edukativo-arsimor, reflektim i të cilit do të jemi ne, nxënësit.

(Meleqe Avdullahi është nxënëse në SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Kryetare e Këshillit të Nxënësve të Dragashit dhe njëherësh pjesëtare në Këshillin Drejtues të Nxënësve të Kosovës.
Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)