Dragash, 09 korrik 2019 – Fundjavën që lam pas, në fshatin Kapre të Dragashit, ariu ia ka mbytë dy viça bariut, Shkodran Kryeziut. Ekipi ynë ka dalë në terren dhe nga afër ka parë mbetjet e viçave, ndërkohë që nga Shkodrani ka mësuar se ekziston rreziku potencial që ariu të sulmojë prapë bagëtitë e kësaj ane.
Ndërkaq, të hënën redaksinë tonë e ka kontaktuar sërish Shkodrani, duke raportuar se e ka parë përsëri ariun, teksa sorollatej rreth bagëtive që ai po i ruan. “Jemi tejet të shqetësuar. E pashë pardje, e pashë edhe sot, madje shumë afër bagëtive. Kështu siç jemi duarthatë, mund të na i rrëmbej bagëtitë edhe para syve dhe s’kemi ç’bëjmë. Edhe qentë që i kemi po strukën, sapo ia ndjejnë erën”, tha Shkodran Kryeziu, i shqetësuar për rrezikun që po iu kanoset.
Ariu mbyt dy viça në fshatin Kapre – Ende sorollatet atypari (Video)
POSTIMI I RADHËSAnkohen firmat – Punën po na e marrin në të zezë!