Dragash, 08 maj 2019 – Në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit” dhe me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, sot në Dragash organizohet takimi publik i disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës me qytetarët e komunës së Dragashit.
Në njoftimin e Komunës së Dragashit, thuhet se ky debat është i mirëseardhur për qytetarët e kësaj treve, pasi aty do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me të zgjedhurit e popullit në Kuvendin e Kosovës.
Gjithashtu, në këtë njoftim mësohet se takimi do të zhvillohet me 8 maj 2019 (e mërkurë), në Sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, me fillim në orën 14:00, ku pritet të marrin pjesë deputetët, Driton Selmanaj – LDK, Luljeta Veselaj-Gutaj – PDK, Drita Millaku – LVV, Blerim Kuçi – AAK, si dhe deputetet nga radhët e komunitetit joshumicë, Emilia Rexhepi dhe Duda Bale.
Sot deputetët e Kuvendit zhvillojnë debat me qytetarët e Dragashit
POSTIMI PARAPRAKGjendet një person i vrarë në Çifllak të Rahovecit!
POSTIMI I RADHËSSërish aksident tek udhëkryqi i Rapçës!