Dragash, 08 shkurt 2019 – Moti i mirë që po mbretëron këto ditë, ka nxjerrë në pah shumë gropa nëpër rrugët rajonale të Dragashit, të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve.
Janë shumë qytetarë që në redaksinë tonë kanë dërguar foto të këtyre gropave, për të cilat thonë se po ua dëmtojnë automjetet, por edhe po bëhen shkaktare për aksidente.
“Duke i ikur gropave, po i kanosemi rrezikut potencial për të dalë nga rruga ose për t’u përplasur me automjetet nga drejtimi i kundërt. Kjo, sepse në këtë lloj gropash po hasim papritur dhe nuk po kemi kohë as të ndalojmë fare dhe as të lejojmë që të futet rrota në to”, thotë një qytetar, i cili ka dërguar shumë foto të gropave të këtilla. Gropat janë më të theksuar në rrugët, Zhur – Dragash dhe Plavë – Zaplluxhe. Disa prej tyre duket të jenë mbuluar nga kompania për mirëmbajtje, por kanë mbetur të hapura edhe shumë të tjera, madje në aksin, Plavë – Dragash, drejtuesit e automjeteve duhet ta shtojnë kujdesin, pasi rruga në disa pjesë është dëmtuar dukshëm.
Kujdes, gropa të rrezikshme në rrugë!
POSTIMI PARAPRAKGjysma e Opojës i nënshtrohet reduktimeve të ashpra energjetike!
POSTIMI I RADHËSKonkursi për mësimdhënëse në Dragash – Raportohet për nepotizëm!