Dragash, 30 gusht 2018 – Në shkollën e fshatit Rapçë të Dragashit sot mbahet takimi i mësimdhënësve, ku mes tjerash debatohet rreth vizitës së kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.
Në njoftimin që është publikuar në hyrje të kësajë shkolle paralele, e cila vepron me plan-programin e Serbisë, nënshkruar nga drejtori, Nehru Hajradini, njoftohen mësimdhënësit se do të bisedohet rreth vizitës së paralajmëruar të Vuçiqit në Kosovë.
Gjithçka në këtë njoftim, vula dhe emërtimet e statusit të Kosovës, janë identike me versionin zyrtarë të Serbisë, ku Kosova njihet si krahinë serbe, ndërsa kryetari serb si kryetar edhe i Kosovës.
Mësimdhënësit e Rapçës përgatiten për pritjen e Vuçiqit!
POSTIMI PARAPRAKParaburgim sepse rrahu vëllain!
POSTIMI I RADHËSNë Bruksel votohet pro liberalizimit të vizave