Dragash, 23 korrik 2018 – Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, në fazën e implementimit të Projektit nëpërmjetë zyreve mobile për ofrimin e shërbimeve juridike falas, ka hapur zyrë edhe në Dragash, me qëllim që t’iu ofrojë ndihmë juridike të gjithë banorëve të Dragashit, të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara me Ligjin për Ndihmë Juridike Falas. “Agjencia për Ndihmë Juridike Falas rregullon krijimin e një sistemi funksional për ndihmë juridike falas, në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse, nëpërmjet së cilës sigurohet qasja efektive në drejtësi për qytetarët të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare”, tha për redaksinë tonë, Veton Halili, i cili do t’i presë në këtë zyrë qytetarët e komunës së Dragashit, të cilët nuk kanë mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre, për mungesë të mjeteve financiare. Halili i ka ftuar qytetarët që t’i drejtohen kësajë zyreje mobile, e cila gjendet në objektin e Qendrës për Punë Sociale, ku do t’i presë të enjteve dhe të premteve, prej orës 08:00 deri në orën 16:00.
Ndihmë juridike falas – Zyra edhe në Dragash
POSTIMI PARAPRAKMe nderime të larta shtetërore, sot u varros Adem Demaçi
POSTIMI I RADHËSZahir Tanin: “Jemi këtu për të ndihmuar, jo për të qeverisur”