Dragash, 30 mars 2018 – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Komuna e Dragashit dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), përmes projektit INTERDEV 2 organizuan të enjten ceremoninë e dorëzimit të certifikatave dhe mjeteve e pajisjeve për të rinjtë përfitues të këtij programi. E gjithë ceremonia u zhvillua në lokalet e Zyrës së Punësimit në Dragashit, ku morën pjesë kryetari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani, i shoqëruar nga drejtori i Administratës, Eroll Bajrami. Gjithashtu, në ceremoni morën pjesë edhe këshilltari për Sektorin Privat në Ambasadën Austriake në Prishtinë, Arsim Aziri, analisti dhe menaxheri i Portofolit të Programit për Zhvillim të Qëndrueshëm të UNDP-së, David Svab, menaxherja e Projektit UNDP/InTerDev 2, Vlora Elshani, përfaqësuesi i Zyrës së QAP-it, Sinan Gashi, përfaqësuesi i Zyrës së Punësimit në Dragash, Fitimi Kurtishi, si dhe partnerë të tjerë të projektit.
Në ceremoni u tha se, si pjesë e Paktit të Punësimit Territorial të Komunës së Dragashit 2017-2020, duke marrë parasysh potencialet në tregun e punës dhe duke adresuar mungesën në aftësim, e në bashkëpunim të drejtpërdrejt me Zyrën Komunale të Punësimit, projekti ka mbështetur 10 të rinj, të përzgjedhur përmes një procesi konkurrues, që të aftësohen në profesionet e saldimit, autoelektrikës, floktarisë, kuzhinierisë dhe rrobaqepësisë. Trajnimet paraprakisht janë zhvilluar në Qendrën për Aftësim Profesional (QAP) në Prizren, e cila është hapur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. “Projekti për Zhvillim të Integruar Territorial 2 (INTERDEV 2) i UNDP-së, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe komunat partnere, po i mbështet banorët e Dragashit, Shtërpcës dhe Vitisë, për të zhvilluar aftësi të reja, duke iu gjetur punë, rritur prodhimin bujqësor dhe rural, me synim gjenerimin e më shumë të ardhurave për familjet lokale”, u tha në këtë ceremoni.
Komuna e Dragashit, ADA dhe UNDP vazhdojnë me aftësimin dhe punësimin e të rinjve
POSTIMI PARAPRAKKatër të lënduar nga aksidenti i djeshëm afër Dragashit!
POSTIMI I RADHËSFergap Zaimi dëshmon lojalitetin ndaj Serbisë (Video)