Dragash, 05 mars 2018 – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka marrë vendim që Komuna e Dragashit ta rishqyrtojë vendimin e saj për zgjedhjen e nënkryetarit të Komunës nga radhët e komuniteteve pakicë, Sherif Aga. Lajmin e ka kumtuar sot për redaksinë tonë një burim i besueshëm, duke thënë se kjo punë tashmë është e kryer.
“Sherif Aga nuk do të jetë assesi nënkryetar sepse, sipas legjislacionit në fuqi, ky post duhet t’i takojë komunitetit që ka përqindje më të lartë, e që në këtë rast është komuniteti goran, i cili përbën 24 përqind të popullsisë në këtë komunë”, ka thënë ky burim.
Nga ana tjetër, krerët e Komunës së Dragashit janë deklaruar se zgjedhja e Sherif Agës për nënkryetar është bërë në përputhje me ligjet në fuqi dhe është votuar në Kuvendin e Komunës. Megjithatë, në përgjigjen e Ministrisë thuhet se Komuna e Dragashit ka afat edhe dy javë që ta rishqyrtojë këtë vendim.
Dragashit i kërkohet rishqyrtimi i zgjedhjes së nënkryetarit nga komunitetet!
POSTIMI PARAPRAKReagon BIK-u ndaj deklaratave të myftiut të Beogradit!
POSTIMI I RADHËSSulmohet përfaqësuesi i shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni