Beograd, 04 mars 2018 – Myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiq, është shprehur publikisht se Kosova është djepi i Serbisë dhe se nuk i pëlqen të ndahet nga Serbia.
“Është në interesin tonë të kemi më shumë myslimanë në këtë vend dhe, me ndarjen e myslimanëve që jetojnë në Kosovë, ne mbetemi pakicë në këtë vend. Kështu i thashë edhe ministrit të jashtëm të Gambisë, i cili po e rishikon vendimin për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Nuk na pëlqen ndarja e vendit tonë dhe nuk është e drejtë ta veçojmë djepin e vendit”, ka thënë Jusufspahiq në një intervistë për gazetën serbe – Telegraf.
Myftiu i Beogradit e do Kosovën pjesë të Serbisë!
POSTIMI PARAPRAKLargohen nga rruga rrëshqitjet e dheut në Restelicë
POSTIMI I RADHËSShtëpia që po i rrezikon banorët e fshatit Zym!