Prishtinë, 16 janar 2018 – Oliver Ivanoviq, I cili u vra sot në Mitrovicë, para zyrave të partisë së tij, me gjasë do të varroset në Beograd, me kërkesën e familjes së tij. Këtë e ka paralajmëruar agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, duke iu referuar burimeve të afërta me familjen e të ndjerit.
Trupi i Ivanoviqit do t’i dorëzohet familjes, pas obduksionit që po kryhet në Qendrën Klinike-Spitalore në Mitrovicën e Veriut. “Në obduksion po marrin pjesë përfaqësues të EULEX-it dhe përfaqësues të Institutit për Mjekësi Ligjore nga Prishtina”, ka njoftuar drejtori i këtij spitali, Milan Ivanoviq.
Ivanoviq u qëllua me armë zjarri rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në veri të Mitrovicës. Ai menjëherë është shpënë në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës për reanimim, ndërsa mjekët kujdestarë vetëm se kanë konstatuar vdekjen e tij. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërsa rreth orës 09:00, në rrugën “Vojvoda Putnik” është lokalizuar një veturë private e markës “Opel Astra”, pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri. Policia ka njoftuar se dyshohet se ky automjet mund të jetë provë me rastin e vrasjes.
Vritet Oliver Ivanoviq – Varrimi në Beograd!
POSTIMI PARAPRAKGjykata e Prizrenit kërkon shtim të personelit!