Dragash, 01 nëntor 2017 – Diferenca prej 480 votave, në favor të kandidatit të LDK-së, Selim Kryeziut, e cila rezultoi fill pas numërimit të parë, tashmë është ulur në vetëm 188, pas numërimit të votave me postë. Në përqindje, i bie që Kryeziu qëndron para kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani, vetëm 1.3%.
Ky ndryshim rezultoi, pasi KQZ publikoi rezultatet zyrtare për kryetarë komunash, pasi u numëruan të gjitha votat, e që ato me postë dolën se ishin në favor të Shabanit.
Duke u mbështetur në këto rezultate, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se duke filluar nga momenti i shpalljes, subjektet politike dhe kandidatët mund t’i paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në një afat prej 24 orësh.
Kujtojmë se Komunën e Dragashit e ka udhëhequr LDK-ja, deri në vitin 2007, kur edhe fiton PDK-ja, e cila e ka drejtuar deri më tani këtë komunë jugore të Kosovës, me në krye Salim Jenuzin.
Ngushtohet diferenca mes kandidatëve për kryetar të Dragashit!
POSTIMI PARAPRAKPër Kuvendin e Dragashit, PDK-ja doli fituese!
POSTIMI I RADHËSSelim Kryeziu i LDK-së del i pari në Dragash!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.