Dragash, 10 gusht 2017 – Kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, do të jetë kandidat nga kjo parti për kryetar të Komunës së Dragashit. Kjo u bë e ditur sot edhe zyrtarisht, nga mbledhja e Kryesisë së LDK-së, në të cilën është vendosur për kandidatët për kryetarë në disa komuna, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas përfundimit të mbledhjes ka thënë se janë mbledhur për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale dhe për propozimet e disa kandidatëve për kryetarë komunash. Përveç kandidatit për Dragash, janë propozuar edhe kandidatët për kryetarë të komunave nga radhët e LDK-së dhe ata janë: Agim Veliu (Podujevë), Lufti Haziri (Gjilan), Muharrem Sfarqa (Ferizaj), Gazmend Muhaxheri (Pejë), Sokol Haliti (Viti), Burim Berisha (Fushë Kosovë), Imri Ahmeti (Lipjan), Shaip Surdulli (Kamenicë), Sali Asllanaj (Suharekë), Selim Shabani (Shtime), Haki Rugova (Istog) dhe për kryetar të Komunës së Novobërdës, kandidat është caktuar të jetë, Bajrush Imeri.
Selim Kryeziu, kandidat i LDK-së për kryetar të Dragashit
POSTIMI PARAPRAKEdhe një shtetas kosovar mbytet në Velipojë!
POSTIMI I RADHËSArrestohet një shtetas i Serbisë në Dragash!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.