Prishtinë, 11 qershor 2017 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme, duke i uruar qytetarët e Kosovës për zgjedhjet të cilat i quajti si më të mirat që ndonjëherë janë mbajtur në Kosovë. “Kosova e ka marrë vendimin. Besimi iu dha koalicionit. Do të veprojmë në kohën e duhur për ta formuar qeverinë”, tha mes tjerash Haradinaj. Mirëpo, pak minuta pas Haradinajt, në konferencë për shtyp doli edhe Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje, duke thënë se pret që në këto zgjedhje subjekti i tij t’i ketë marrë rreth 33 ose 34 përqind të votave. “VV, që nga sonte është subjekti i parë politik i Kosovës. Vota e VV është tashmë më shumë se dyfish e rritur dhe tregon se qytetarët kanë votuar për ndryshim, kanë votuar me zemër dhe kanë votuar për ta përmbysur të keqen”, tha Sejdiu.
Nga ana tjetër, një exit-poll i organizatës “Gani Bobi”, i publikuar nga TV Klan Kosova, e nxjerr koalicionin PDK-AAK-NISMA si subjektin e parë në vend, me 40 përqind të votave, Vetëvendosjen të dytën me 30 përqind ndërsa koalicionin LDK-AKR të tretën me 27 përqind. Por, Valdete Daka (KQZ) në konferencën e para pak minutash, duke thënë se pjesëmarrja në votim e qytetarëve ishte 41,45 përqind dhe duke pohuar se procesi ka kaluar pa parregullsi të mëdha që do ta cenonin këtë proces, tha se KQZ-ja nuk merret me exit polle e as me atë se çfar thonë subjektet e ndryshme, por do t’i presin rezultatet që do të arrijnë nga terreni.
Përfundon procesi zgjedhorë – Të gjithë shpallin fitoren!
POSTIMI PARAPRAKNë Gorë pati një incident – Sulmohet Adem Hoxha!
POSTIMI I RADHËSDragashi, komuna me daljen më të ulët në zgjedhje!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.