Dragash, 15 maj 2017 – Për pak ditë do të vihet gurëthemeli për ndërtimin e shkollës së re në Llopushnik të Dragashit. Këtë e konfirmoi sot për redaksinë tonë zv-ministri i Arsimit, Mevludin Krasniqi, i cili mori pjesë në kremtimin e Ditës së kësaj shkolle, në të cilën edhe vet ai kishte përfunduar ciklin fillor të arsimit. “Po, me kënaqësi të papërshkruar ju konfirmoj se është çështje ditësh fillimi i ndërtimit të kësaj shkolle, projekt ky që do të kushtojë rreth 300 mijë euro. Këtë lajm ua kumtova edhe mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle, duke iu premtuar se më vonë do të angazhohemi edhe për ndërtimin e një objekti sportiv, pasi kjo shkollë ka dëshmuar se edhe në sport është tejet e suksesshme”, tha Krasniqi.
Kujtojmë se nxënësit e shkollës “Shaban Shabani” në Llopushnik të Opojës, tanimë kanë arritur në finale, në Kuizin e Diturisë “1 2 3 Fillo” dhe, sipas mësimdhënësve që janë të angazhuar me këtë kuiz, ka shumë gjasa që nxënësit e tyre të triumfojnë në këtë garë të diturisë, e cila organizohet nga RTK-ja.
Konfirmohet zyrtarisht ndërtimi i shkollës në Llopushnik!
POSTIMI PARAPRAKTokat po klasifikohen për tatimin korrekt në pronë!
POSTIMI I RADHËSFilloi lidhja e Dragashit me Borjen e Shqipërisë
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.