Dragash, 03 prill 2017 – Atë që nuk po e bëjnë shpesh mirëmbajtësit e rrugës, ndonëse paguhen për këtë punë, këto ditë po e bën mërgimtari nga fshati Plavë e Opojës së Dragashit, Bajram Xhabali. Fjala është për pastrimin e mbeturinave skaj magjistrales, Zhur – Dragash, të cilat këtij mërgimtari ia kishin zënë frymën dhe e kishin bërë të turpërohet para një mysafiri nga Zvicra, vend ky ku Bajrami ndodhet me punë të përkohshme. “U ndjeva keq, kur mysafiri më tha se, përkundër që dukemi si popull i mirë, qenkemi shumë të pistë. U inatosa, edhe pse e dija se kishte të drejtë mysafiri im, pasi këtë dukuri mund ta bëjnë vetëm ata që nuk e duan vendin e tyre. Rreth 500 thasë mbeturina i kanë mbledhur deri më sot punëtorët që i angazhova me vetëfinancim, sepse jam gërditur nga kjo gjendje dhe nuk u kurseva që të kontribuojë vetë, të paktën mos t’i shoh këto mbeturina derisa të jem këtu”, i tha redaksisë sonë mërgimtari, Bajram Xhabali, i cili ka angazhuar punëtorë për ta pastruar këtë aks rrugor që ishte mbuluar nga mbeturinat.
Xhabali ka shprehur habinë edhe tek drejtuesit e automjeteve, të cilët pa kurrfarë ndjesie hedhin mbeturina nga automjetet e tyre. “Përse e bëjnë këtë, nuk e kuptoj. Asgjë nuk iu kushton t’i mbajnë mbetjet e pijeve në automjet dhe, kudo që të parkohen t’i hedhin në kosh, ose edhe në shtëpi kur të vijnë t’i hedhin në koshin e mbeturinave”, shprehet ky mërgimtar, duke shpresuar se intervenimi i tij personal do të ndikojë në ndërgjegjësimin e qytetarëve.
Turpin tonë po e pastron mërgimtari!
POSTIMI PARAPRAKArrestohet për falsifikim të dokumentit të veteranit!
POSTIMI I RADHËSAleksandar Vuçiq fiton zgjedhjet në Serbi
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.